Lajmet

Photoshop shikon përpara, me mjete të reja

Publikuar , 21 Tetor 2009
0
Photoshop shikon përpara, me mjete të reja

Deri tani një funksion i tillë kryhet në Photoshop nga mjete si clone stamp dhe spot healing, por deri në njëfarë mase.

Në fakt mjete të tilla, mundësojnë korigjimin e defekteve apo mbulimin e elementeve të caktuara në një foto vetëm me një punë pak a shumë të madhe nga operatori, duke u kujdesur për të gjithë mjedisin rreth zonës për të korigjuar.

Ndryshe nga këto teknika manuale, mjeti i ri analizon një zonë më të gjerë të imazhit, duke bërë përllogaritje vetiake dhe duke hamendësuar se si mund të jetë pjesa e sfondit që mungon.

Një lehtësi e tillë mund të ndihmojë për të riproduar detaje arkitektonike, pjesë peisazhi apo detaje të tjera të një fotoje që mungojnë.

“Ajo që bën ky algoritëm, është kopimi i pjesëzave të vogla nga sfondi rrethues shoqëruar me provat përkatëse për të mbushur me to pjesën që mungon, kjo ndryshe nga mjeti i mëparshëm spot healing, i cili përpiqej të gjente vetëm një mënyrë për të zbutur diferencat midis zonave,” thotë Dan Goldman, kërkues në Laboratorin e Teknologjive të Adobe në videon e prezantimit të këtij mjeti të ri “Kjo shpesh rezulton në një plotësim shumë më të saktë dhe të detajuar të boshllëqeve”

Photoshop gjithashtu ka demostruar dhe mjete të tjera të cilat shtojnë realizmin e të pikturuarit, ku bojrat mund të përzihen dhe të shpërndahen në mënyrë më të saktë.

Një tjetër teknikë e përkuljes përmirëson atë ekzistuese, duke krijuar një rrjet me dendësi të ndryshueshme mbi opjekt dhe pika shumëfishe të kapjes për të simuluar lëvizje më dë zhdërvjellët të elementeve 3D në një foto. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Adobe ka trajnuar një sistem IA që identifikon manipulimin e fotove me Photoshop

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>