Ja se si

PhraseExpress, organizon përmbushje automatike të tekstit

Publikuar , 03 Janar 2013
0
PhraseExpress, organizon përmbushje automatike të tekstit

Ju nuk e keni tërë ditën tuaj në dispozicion për të shkruar. Dhe ndodh që e shkruani të njëjtin tekst shumë shpesh: e-mail adresat, përshëndetjet, nënshkrimet etj.

Epo, ka ardhur koha që të përdorni një zgjerues teksti, PhraseExpress, që organizon përmbushje automatike të tekstit që përdoret shpesh duke përdorur disa copëza.

Për shembull, për tëfutur shpejt pjesën, e e-mail adresës tuaj, ju do të mund të shkruani “em1” (që është shkurtesë për “e-mail adresa #1”) dhe PhraseExpress në çast do të vendoste adresën e plotë.

Ngjashëm si adresa e e-mailit, nëse do të dëshironi që të shkruani “sig” që të fusni një nënshkrim për e-mailin (që është i përbërë nga ndonjë logo apo diçka e ngjashme) në fund të e-mailave.

I tërë ky shkrim automatik i teksteve është në çdo program (përpunues teksti, klienti për e-mail, vegla për blog, etj.) dhe PhraseExpress madje mund të skanojë dokumentet dhe e-mailet tuaja për të gjetur tekstin e përdorur shpesh për ta shtuar në listën e vet për përmbushje automatike. (Ai mund të kalojë edhe pjesët për përmirësim automatik nga Word-i ).

Natyrisht, ju mund t’i rregulloni vetë shkurtesat e juaja. Programi përfshin një veçori të përgjithshme për kontrollim të drejtshkrimit dhe një vegël për histori, që ruan të gjitha njësitë e fundit, jo vetëm ato që janë më të fundit.

Madje, ai mund të njohë dhe përmirësojë gabimet që mund t’i bëni zakonisht duke shkruar.

Zhvilluesi Bartels Media GmbH lëshoi PhraseExpress 9.0, që shton veçori të tilla, si mbështetja për Windows 8, mbrojtja me fjalëkalim për “frazat e ndjeshme”, menutë për frazat e posaçme të aplikacionit dhe, ndoshta, më e mira, sinkronizimi në cloud.

LEXO EDHE:  Një entitet misterioz kontrollon 5% të Bitcoin në qarkullim të ndara në 106 portofole

Programi gjen template-ët e ruajtur në follderë në Dropbox, SugarSync, SkyDrive ose GoogleDrive dhe automatikisht bashkon çdo ndryshim të editimit në skedarin me fraza të vendosur në cloud.

Me fjalë të tjera, nëse e përdorni PhraseExpress në më tepër se një PC, të gjitha frazat mund të rrinë të sinkronizuara mes tyre. Kjo është vërtet e dobishme.

Mund të mos jetë shumë e qartë se si punon kjo, por nëse kërkoni për “ngarkesën cloud” në manualin PhraseExpress, ju do të gjeni udhëzime mjaft të kuptueshme. Veçoritë e reja e bëjnë atë një program të domosdoshëm. Është vërtet e mahnitshme që PhraseExpress është falas, ashtu siç ka qenë gjithmonë.

Nëse nuk jeni duke e përdorur atë, atëherë jeni duke humbur një kursyes të madh të kohës. (PC World Albanian)

pex_boxshot

Lajmet e fundit>