Lajmet

Pikat kyçe nga Apple Media Show 2009

Publikuar , 10 Shtator 2009
0
Pikat kyçe nga Apple Media Show 2009

NANO me Video Kamerë: Nano, iPod-i më i vogël që ka kamerë, tani arrin me një kamerë të integruar, me një mikrofon, pedometër, ekran 2.2 inç dhe FM radio tuner. Kushton 149 dollarë në versionin 8GB ose 179%$ për 16GB.

Zbritje çmimesh, zgjerim memorie: Modeli 8GB i iPod Touch (një iPhone por pa aftësi celulari), tani kushton 199$, ose 30 dollarë më pak. Apple ka mbajtur konstant çmimet për modelet më të mëdha, por ka dyfishuar hapësirën e memories: një version 32GB tani kushton 299$ dhe një 64GB mund të jetë i juaji për 399$.

Shuffle me ngjyra: Vogëlushi 79 dollarësh, 4GB Shuffle tani mund të përzgjidhet mes ngjyrave të hirtë, zezë, pembe, kaltër dhe gjelbër. Gjithashtu në linjë është shtuar një version më pak i kushtueshëm., modeli 2GB për 59$, që gjithashtu ofrohet në ngjyra të ndryshme.

Përditësimi i iTunes: iTunes 9 pastron dizajnin e softuerit, u ofron njerëzve më shumë kontrollë mbi atë se çfarë ngarkohet në iPod dhe iPhone dhe shpalos një rrugë të re për organizim të aplikacioneve në iPhone dhe iPod Touch. Gjithashtu lejon që pesë kompjuter në të njëjtin rrjet shtëpiak, të shkëmbejnë, transmetojnë ose kopjojnë, muzikë, video dhe përmbajtje tjera, një largim prej mbrojtjes strikte të memories nga Apple gjatë të kaluarës.

Albume Digjitale: iTunes tani do të shet disa albume të paketuara me fotografi digjitale, art të ballinës, shënime vijuese dhe media tjera të pranishme në ditën e ‘vinyl’. iTunes LP mund të përfshijë intervista dhe video tjera, ku të gjitha mund të shikohen përmes iTunes. Është një rrugë për kompanitë incizuese të rritin shitjet e albumeve pasi që dyqanet online e bëjnë më të lehtë blerjen e këngëve, në mënyrë individuale.

LEXO EDHE:  Google refuzon të heqë aplikacionin Saudit për gjurmimin e grave

Lajmet e fundit>