Biznes

Pinterest aplikon në fshehtësi për tu bërë kompani publike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Shkurt 2019
0
Me daljen në bursë, IPO, Pinterest mund të tërheqë deri në 1.5 miliardë dollarë financim raportonte agjencia e lajmeve Reuters në Janar. Pinterest aplikon në fshehtësi për tu bërë kompani publike

Sajti online i kërkimit të imazheve Pinterest zyrtarisht ka aplikuar për të dalë në bursë në mënyrë konfidenciale pranë Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letrave me Vlerë raportoi Wall Street Journal.

Kompania dhe bankat që kanë marrë përsipër këtë proces Goldman Sachs dhe JPMorgan Chase kan planifikuar të listojnë aksionet e kompanisë në bursë në fund të Qershor dhe shpresojnë që vlera e kompanisë që shkojë në 12 miliardë dollarë.

Me daljen në bursë, IPO, Pinterest mund të tërheqë deri në 1.5 miliardë dollarë financim raportonte agjencia e lajmeve Reuters në Janar.

Kompania e cila u vlerësua me 12 miliardë dollarë në financimin e fundit në 2017-ën, është një prej startupeve teknologjike më popullore për markat.

Lajmi vjen në një kohë kur edhe Uber, Lyft, AirBnB dhe Slack janë duke konsideruar një IPO.

Pinterest monetizon uebsajtin përmes reklamave që i vendos mes “pin” që përdoruesit publikojnë.

Kompania me seli në San Francisco është rritur me shpejtë që nga themelimi në 2008. Sot ka 250 milion përdorues aktivë në muaj raportuar për herë të fundit në Shtator 2018.

Pinterest punëson afro 1,600 punonjës në 13 qytete të ndryshme si Çikago, Londër, Paris, Sao Paolo, Berlin dhe Tokjo. Gjysma e përdoruesve janë jashtë Shteteve të Bashkuara,

Në 2018-ën biznesi solli 700 milion dollarë të ardhura nga reklamat, një rritje me 50% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një video promocionale konfirmon çdo gjë që dimë rreth Galaxy S10

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>