Lajmet

Pinterest ka më shumë trafik publikuesish se Twitter, LinkedIn dhe Reddit së bashku

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Pinterest ka më shumë trafik publikuesish se Twitter, LinkedIn dhe Reddit së bashku

Pinterest-thumbKur vjen fjala për t’iu referuar trafikut nga rrjetet sociale, Facebook dhe Pinterest janë në krye të klasifikimit.

Facebook-u numëron më shumë se 10% të trafikut të përgjithshëm të publikuesve, më shumë se çdo rrjet tjetër shoqëror, sipas një të deklarate me të dhëna të publikuar nga Shareaholic, një shërbim social ku mbledhin të dhënat nga 200,000 publikues.

Pinterest zotëronte 3.68% të publikuesve në shtator, në vendin e dytë të listës dhe tre herë më shumë se Twitter i cili renditet në vend të tretë. Në fakt pjesa e vizituesve të përgjithshëm u rrit me 66% vit pas viti, më shumë se çdo rrjet tjetër social.

Pinterest tani përmban më shumë trafik publikuesish se Twitter, LinkedIn, Reddit dhe Google + të kombinuar së bashku.

grafika

Ndërsa siç tregon edhe grafiku, shumica e rrjeteve social kanë parë rritje në trafikun e publikuesve, Reddit dhe StumbleUpon ranë me 35% dhe 27.5% respektivisht. Google + ka një rritje të ngadaltë vit pas viti dhe është e fundit përsa i përket renditjes së trafikut të publikuesve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft konfirmon zërat e zëvendësimit të Edge me një shfletues të bazuar në Chrome

Lajmet e fundit>