Biznes

Pinterest nis përgatitjet për tu bërë një kompani publike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Mars 2019
0
Pinterest monetizon uebsajtin përmes reklamave të cila ti vendos mes “pin” që përdoruesit publikojnë në sajt. Pinterest nis përgatitjet për tu bërë një kompani publike

Kompania pas aplikacioni të kërkimit të imazheve Pinterest po përgatitet të bëhet një kompani publike raportoi Wall Street Journal.

Aplikimi pritet të bëhet ditën e Premte në bursën e Nju Jorkut dhe të debutojë aksionet në mesin e muajit Prill thotë WSJ duke cituar burime të afërta me kompaninë.

Pinterest monetizon uebsajtin përmes reklamave të cila ti vendos mes “pin” që përdoruesit publikojnë në sajt.

Kompania është një prej shumë startupeve teknologjike të cilat kanë nisur përgatitje për tu shndërruar në kompani publike gjatë 2019-ës.

Disa prej tyre mund të përmendim Uber, Lyft, AirBnB dhe Slack.

Në rastin e Lyft pritet të dalja në bursë të vlerësojë kompaninë me 23 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Franca gjobit motorin e kërkimit dhe për një arsye të fortë

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>