Biznes

Pinterest numëron 300 milionë përdorues

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Gusht 2019
0
Financiarisht, Pinterest po performon më mirë sesa kompanitë e internetit në IPO e tyre duke raportuar humbje prej 130 milionë dollarë në 2017 dhe 63 milionë dollarë vitin e kaluar duke sugjeruar se fitimi nuk është një ëndërr e largët. Pinterest numëron 300 milionë përdorues

Kur Pinterest aplikoi për IPO në fund të muajit Mars, i ofroi publikut një panoramë të përgjithshme të ecurisë së kompanisë duke treguar performancën financiare dhe mbase më e rëndësishmja numri e përdoruesve.

Pinterest konsiderohet si një rrjet social edhe pse kompania nuk e sheh veten të tillë. Pinterest nuk është një kanal i mirëfilltë media. Shumica e kompanive të internetit janë ose mjete ose media.

Rrjeti social në fjalë nuk është kanal media po as mjet. Në fakt është një mjet mediatik i cili përmbush nevojat funksionale por edhe emocionale shkruante kompania në aplikimin e saj të IPO.

Financiarisht, Pinterest po performon më mirë sesa kompanitë e internetit në IPO e tyre duke raportuar humbje prej 130 milionë dollarë në 2017 dhe 63 milionë dollarë vitin e kaluar duke sugjeruar se fitimi nuk është një ëndërr e largët.

Pinterest ka 300 milionë përdorues, duke e vendosur ngjitur me Twitter. Ndryshe nga ky i fundit, baza e përdoruesve të Pinterest po rritet me shpejtësi. Kompania tha se vetëm vitin e kaluar ka shtuar 69 milionë përdorues të rinj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mozilla lançon një shërbim VPN për Firefox

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>