Lajmet

Pinterest po përdoret më shumë për blerje

Publikuar , 22 Tetor 2012
0
Pinterest po përdoret më shumë për blerje

Deri më sot të gjithë me siguri kemi dëgjuar për faqen Pinterest, e cila kaloi Yahoo me trafikun e internetit, dhe tashmë është faqja e katërt më e klikuar në botë.

Pinterest është një rrjet social ku mund të publikoni gjëra të ndryshme, dhe ka disa funksione si Repin, opsioni i shpërndarjes dhe gjithashtu mund të bëni like, ndërkohë njerëzit e tjerë mund të ju bëjnë “follow”.

Por kohët e fundit Pinterest po përdoret si një formë reklamimi online.

Një studim i kryer së fundmi nga BizRate zbuloi se 69% e përdoruesve të Pinterest hyjnë në këtë rrjet social për të marrë “inspirim për blerjet”.

Në Pinterest ju mund të zgjidhni gjërat që doni ti shikoni, p.sh moda, shëndeti, receta dhe do të ju shfaqen fotografi, rreth temave që i keni zgjedhur.

Nëse klikoni në ato fotografi ju do mund të gjeni një link të detajuar mbi produktin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple i përgjigjet me forcë krijuesit të lojës Fortnite

Tags >

pinterest