Lajmet

Pinterest ridizajnohet, ngjan së shumti me Instagram

Publikuar , 09 Nëntor 2018
0
Madje Pinterest rekomandon llogaritë që duhet të ndiqni në rreshta horizontalë të futur mes postimeve siç bën Instagram. Pinterest ridizajnohet, ngjan së shumti me Instagram

Lançuar për herë të parë në muajin Mars, kohështrirja e miqve në Pinterest ishte një hapësirë e dedikuar ku përdoruesit mund të ndiqnin postimet e të tjerëve.

Sot kjo kohështrirje u ridizajnuar duke hequr formatin me shumë imazhe në favor së një dizajni me një kolonë të vetme e cila ju kujton Instagramin.

Madje Pinterest rekomandon llogaritë që duhet të ndiqni në rreshta horizontalë të futur mes postimeve siç bën Instagram.

Përtej ndryshimit të pamjes, kohështrirja kronologjike funksionon njëlloj si në të kaluarën. Duke klikuar butonin e kuq “Save” ruani postimet dhe imazhet në borde të caktuara.

Megjithatë pamja e re duket sikur ja humbet atë identitetin dhe stilin që kishte Pinterest në ditët e para të tij.

Ridizajnimi do të jetë i disponueshëm tek të gjithë aplikacionet mobile nga dita e nesërme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera totale e monedhave kriptografike arrin pikën më të ulët që prej 10 muajsh

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>