Lajmet

Pinterest ridizajnon uebfaqen mobile si rezultat i rritjes së numrit të përdoruesve

Publikuar , 09 Shkurt 2014
0
Pinterest ridizajnon uebfaqen mobile si rezultat i rritjes së numrit të përdoruesve

Pinterest-mobilePinterest ka ndryshuar totalisht dizajnin e faqes për pajisjet mobile. Ky dizajn i ri mbyll “hapësirat” mes versionit në desktop dhe aplikacionit për iOS dhe Android.

Aplikacioni për iOS dhe Android mbetet si mënyra më e mire e aksesimit të Pinterest, por nëse nuk doni ta përdorni këtë mënyrë, atëherë mund të vizitoni uebfaqen e cila tashme duket fantastike.

Pinterest thekson se po lançon shërbimet e saj në shtete të tjera duke prezantuar një eksperiencë të ngjashme në të gjitha platformat si desktop apo dhe mobile.

Uebfaqja e versionit mobil është rifreskuar me një pamje më të thjeshtë dhe të pastër. Veçoritë që janë në desktop tashmë janë edhe pjesë e versionit mobil të uebfaqes. Tashmë çdo gjë është e thjeshtë për të vendosur imazhe, të krijoni borde të reja apo dhe ti ndiqni, çdo gjë me një dizajn të thjeshtuar.

Pinterest thotë se nëse përdoruesit nuk e kanë aplikacionin e tyre, atëherë uebfaqja mobile është po aq e mirë sa dhe aplikacioni.

Një uebfaqje e ridizajnuar mirë është një hallke e rëndësishme për një Pinterest shumë vizual, ngaqë 75% e trafikut në ubfaqen e tyre vjen nga platformat mobile.

Një raport i TechChrunch thotë se aplikacionet mobile përbëjnë 75% të përdorimit të shërbimeve, dhe kjo nuk përfshin uebfaqen mobile, që mund të jetë pika e pare e ndërveprimit mes përdoruesve, në një kohë që Pinterest po përhapet dhe më shumë në mbarë globin.

Sa shpesh e përdorni Pinterest në smartfonin tuaj ? Kontrolloni pamjen e re të uebfaqes për pajisjet mobile dhe lini në koment opinionet tuaja. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe pse kanë më shumë ndjekës, influencerët e Pinterest fitojnë më shumë në Instagram