Blog

Pinterest tani hapet për të gjithë

Publikuar , 10 Gusht 2012
0
Pinterest tani hapet për të gjithë

Rrjeti social Pinterest tani është i hapur dhe të gjithë mund të regjistrohen, duke e larguar pengesën e cila tejkalohej vetëm me ftesa teksa vazhdon të bëhet më stabil.

Një postim në blog i vendosur gjatë ditës së mërkurë tregoi që rrjeti social i mirërpret të gjithë “Pinnerët”, duke jua mundësuar atyre që të qasen duke përdorur llogaritë e tyre në Facebook ose Twitter ose vetëm një email.

“Ne vërtetë jemi të ngazëllyer që kemi kapacitetin e plotë për ta ofruar Pinterestin për më shumë njerëz, dhe nëse ju jeni një Pinner me shokë të cilët kanë qenë duke pritur, ne shpresojmë që ju do t’ju tregoni atyre,” thuhej në postimin në blog.

Pinterest, që jua mundëson 20 milionë vizitorëve të vet mujor të grumbullojnë dhe shpërndajnë fotografi digjitale dhe t’i lidhin ato me Ueb faqe, u lëshua në janarin e vitit 2010 dhe që atëherë ka pasur një rritje të madhe.

Hapja e faqes për të gjithë është bërë një rit i kalimit për rrjetet sociale që kur Facebook kaloi nga një rrjet vetëm për studentët e kolegjit dhe u bë udhëheqës në këtë sektor.

Ndryshimi nga Pinterest është një në vargun e lëvizjeve që ndërmarrja e ka bërë për të  arritur rritjen e vet habitëse.

Si Facebook, ndërmarrja së fundi doli nga Palo Alto pasi dështoi që të gjente hapësirë të mjaftueshme për të qëndruar në qytetin e gadishullit. Derisa Facebook qëndroi në gadishull, në Menlo Park, Pinterest u shpërngul afër Zyngas dhe ndërmarrjet e tjera teknologjike në hapësirën SoMa të San Franciskos. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pinterest aplikon në fshehtësi për tu bërë kompani publike

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>