Biznes

Pinterest vlerësohet mbi parashikimet me 12.7 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Prill 2019
0
Themeluar në 2010-ën, rrjeti social është kritikuar jo pak herë për mungesën e inovacionit. Reklamimi erdhi vetë në 2015-ën Pinterest vlerësohet mbi parashikimet me 12.7 miliardë dollarë

Oferta Fillestare Publike e Pinterest rezultoi më pozitive sesa kishte pritur kompania. Aksionet e saj u vlerësuan me 12.7 miliardë dollarë, një ogur i mirë për rrjetin social të ideve kreative.

Pinterest kishte parashikuar të shiste aksionet mes 15-17 dollarë megjithatë ato u vlerësuan me 19 dollarë.

Në daljen në bursë kompania ngriti 1.4 miliardë dollarë. Pinterest është kompania e profilit më të lartë që del në bursë që nga IPO e Snapchat në 2017-ën.

Gjithashtu performanca e IPO së Pinterest do të përcaktojë edhe fatin e Uber. Sentimenti është çdo gjë dhe nëse gjërat vijojnë në këtë trend për Pinterest, ashtu edhe për Uber.

Aktualisht ky i fundit është kompania më me vlerë private në SHBA dhe dalja në bursë pritet të arrijë 100 miliardë dollarë.

Krahas Twitter dhe Snapchat, Pinterest është bërë me shpejtësi një prej pak kompanive të cilat kanë lulëzuar në biznesin e reklamimit përballë gjigantëve si Facebook dhe Google.

Megjithatë Twitter dhe Snapchat kanë humbur terren që nga IPO e tyre ndërsa Pinterest ende nuk ka gjeneruar të ardhurat që investitorët kanë pritur nga kompania.

Themeluar në 2010-ën, rrjeti social është kritikuar jo pak herë për mungesën e inovacionit. Reklamimi erdhi vetë në 2015-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pinterest numëron 300 milionë përdorues

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>