Lajmet

Pinterest zbulon aplikacione të reja për Android dhe iOS

Publikuar , 16 Gusht 2012
0
Pinterest zbulon aplikacione të reja për Android dhe iOS

Nëse jeni dashamirës i madh i Pinterest dhe keni dashur që të kishte aplikacion për celularë që t’ju mundësonte përdorimin e këtij shërbimi kur jeni në lëvizje, bëhuni gati të gëzoheni.

Gjatë ditës së djeshme, Pinterest lajmëroi zyrtarisht lëshimin e aplikacioneve të reja për Android, iPad dhe iPhone. Çuditërisht, Pinterest thotë në postimin e vet në blog se qëllimi i vet nuk ishte t’i mbante njerëzit online, por t’i frymëzonte ata që të shkonin offline dhe të bënin gjërat që pëlqejnë.

Ndërmarrja thotë se tani është më të lehtë për përdoruesit që të marrin me vete aspiratat e tyre kur bëjnë gjëra larg kompjuterit, duke ofruar aplikacione të reja dhe të përditësuara për shumicën e pajisjeve të zakonshme mobile.

Aplikacioni për Android është në dispozicion që tani në Apps.pinterest.com. Aplikacioni premton ta bëjë të lehtë dhe të shpejtë procesin ‘pin’ në llogarinë tuaj.

Pinterest thotë që aplikacioni ishte dizenjuar dhe zhvilluar posaçërisht për të punuar mirë në smartfonët dhe tabletët me Android pa marrë parasysh se sa e shpejtë është pajisja ose sa i madh është ekrani.

Pinterest mendon që aplikacioni i ri për iPad mund të jetë përvoja më e mirë e shërbimit deri tani. Ai u mundëson përdoruesve të zbulojnë, ruajnë dhe organizojnë gjërat që duan.

Pinterest thotë se përdoruesit e pajisjes iPhone kanë pyetur për mundësinë për të parë më tepër “pins”. Aplikacioni i përditësuar i iPhone sjell një ndërfaqe prej dy shtyllash që u mundëson përdoruesve të shohin më tepër përmbajtje dhe të gjejnë më shpejt atë që dëshirojnë.

Aplikacionet e përditësuara të iOS-it duhet të jenë në dispozicion në App Store. Përdoruesit janë ende në gjendje të aksesojnë Pinterest duke përdorur faqen mobile. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Pinterest nis përgatitjet për tu bërë një kompani publike

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>