Harduer

Pioneer debuton me tre sisteme të reja wireless CarPlay

Publikuar , 28 Maj 2018
0
Përveç kësaj,mund të kontrolloni pajisjet e zgjuara të shtëpisë përmes njësive,duke përfshirë gjëra të tilla si një derë garazhi,brava ose dritat. Pioneer debuton me tre sisteme të reja wireless CarPlay

Pioneer është duke bashkëpunuar me JVC Kenwood për të ofruar tre modele marrëse në kroskot për makinën tuaj që mbështesin CarPlay dhe Android Auto.

Pioneer thotë se njësitë – AVIC-W8400NEX,-W6400NEX dhe -W4400NEX – janë marrësit e parë për kroskot që mbështesin skedarët FLAC pa nevojën e konvertimit dhe ata janë të parët që mund të lidhen me valë ose me USB për të dyja tipet Android Auto dhe Apple CarPlay, siç raportohet nga Engadget.

AVIC-W8400NEX ka një ekran me prekje prej 7 inç, AVIC-W6400NEX ka një ekran me prekje prej 6,2 inç dhe AVH-W4400NEX ka një ekran prej 7 inç me aftësi prekje rezistuese.

Marrësit suportojnë Google Assistant dhe Siri dhe mund të veprojnë me valë nëpërmjet Bluetooth,Wi-Fi.

Përveç kësaj,mund të kontrolloni pajisjet e zgjuara të shtëpisë përmes njësive,duke përfshirë gjëra të tilla si një derë garazhi,brava ose dritat.

AVIC-W8400NEX kushton $1200, AVIC-W6400NEX vjen në shumën prej $800 dhe AVH-W4400NEX kushton $700.Të gjitha njësitë janë në dispozicion për blerje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka Qendrore Evropiane: Kriptomonedhat si Libra të rrezikshme për sistemin financiar

Tags >

Pioneer
Lajmet e fundit>