Harduer

Pioneer sjellë dëgjuese të reja

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Pioneer sjellë dëgjuese të reja

Pioneer Electronics ka bërë të ditur dy linja të reja të dëgjuesve për vesh të cilat dedikohen për adhuruesit e muzikës: Linja DJ-Inspired merr elemente nga kultura DJ dhe ofron pamje bold, kurse Core Audio sjellë kualitet me një fazë shtesë të portabilitetit.

“Pioneer ka qenë marka e preferuar për DJ profesional për më shumë se 15 vite” tha ekzekutivi i Pioner Electronics për marketing të argëtimit shtëpiak dhe planifkimit të produkteve, Scott Sablan. “Në mënyrë që t’i përgjigjemi këtyre klientëve ne e kemi pa të arsyeshme të sjellim dëgjuese të reja të ngjashme por edhe të lira në kuadër të modeleve tona profesionale”.

Linja DJ-Inspired përmban katër modele që veçohen me driver 40 mm dhe ndjeshmëri 103 deri në 105 db. SE-MJ5 “oM” mund të durojë dalje 1500 mW dhe veçohet me elemente të lëkurës tek veshët, e përveç kësaj ka edhe një dizajn që paketohet. SE-MJ71 Steel Wheels evçohet me përpunime alumini, ari dhe të zeza dhe mund të merret me dalje prej 1200 mW. SE-MJ31 Loop ofrohet në të zezë, kuqe apo vjollce dhe mund të sjellë deri në 1000 mW, kurse SE-MJ21 EQ kanë si target adhurueset femrore të muzikës dhe ofrohet në njgyra të bardha dhe të vjollce, me ndjeshmëri 103 db dhe fuqi maksimale përkrahëse hyrëse 500 mW. Linja DJ-Inspired do të duhej të paraqitet në treg gjatë prillit, kurse çmimet pritet të jenë mes 89 dollarë dhe 59 dollarë.

Core Audio veçohet me SE-M290 që janë dëgjuese elegante me çmim prej 44 dollarë, me 40 mm driver dhe kabllo 35 mm, e një frekuencë përgjigjëse prej 5 Hz deri në 25 KHz, së bashku me fuqinë maksimale hyrëse prej 1200 mW. Linja Core Audio gjithashtu do të sjellë edhe një palë dëgjuese të vogla që futen në vesh, dhe të cilat do të paraqiten në shtator për 19 dhe 24 dollarë.

LEXO EDHE:  Ja koncepti i Intel për telefonin me ekran që paloset

Lajmet e fundit>