Blog

Pioneri i interneti About.com jeton si Dotdash

Publikuar , 05 Maj 2017
0
About.com ishte një pioner interneti i lançuar që nga 1997. Ishte një prej sajteve më të mëdha në ueb prej disa vitesh dhe ende gjendet në listën e 500 sajteve më të mëdha në botë për nga vizitorët. Pioneri i interneti About.com jeton si Dotdash

About.com nuk është më sepse do të zëvendësohet nga Dotdash. Një rrjet i gjërë mikrosajtesh me një llojshmëri temash, About.com ka për tu zëvendësuar nga Dotdash i cili do të ofrojë një shërbim të ngjashëm por me tema më gjithpërfshirëse si Shëndeti, Financa, Edukimi dhe Teknologjia.

About.com ishte një pioner interneti i lançuar që nga 1997. Ishte një prej sajteve më të mëdha në ueb prej disa vitesh dhe ende gjendet në listën e 500 sajteve më të mëdha në botë për nga vizitorët.

About.com ka bërë atë që sajtet me informacion të përgjithshëm kanë bërë prej vitesh. Ndërsa me Dotdash në vend që të kërkoni info në seksione do të keni në dispozicion uebsajte specifike.

Si një pioner interneti, About.com do të mbahet mend gjatë. Ndërsa nuk do të “qajmë” për humbjen e tij, të paktën nuk do të festojmë as shuarjen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vodafone lançon internet Gigabit në Hamburg, 11 milion shtëpi do të kenë internet Gigabit në fund të 2019-ës

Lajmet e fundit>