Vëzhgim

“Piratët” humbin edhe në gjykatën e apelit në Suedi

Publikuar , 26 Nëntor 2010
0
“Piratët” humbin edhe në gjykatën e apelit në Suedi

Rasti që është paraqitur nga nëndegët suedeze të kompanive muzikore dhe filmike udhëheqëse të botës, përfshirë Sony BMG, Universal Music, EMI dhe Warner Brothers,  po vazhdon gjersa industria po lufton kundër shkëmbimit të filmave dhe videove përmes internetit.

“Gjykata e apelit, sikurse gjykata e qarkut, ka vendosur që shërbimi Pirate Bay ka bërë shkëmbim ilegal të skedarëve në një mënyrë që është e dënueshme për ata dy që mirëmbajnë shërbimin”  thuhej në vendimin e gjykatës në një deklaratë.

Një gjykatë më e ultë vitin e kaluar ka dënuar katër njerëz të lidhur me atë që njihet si një prej ueb faqeve më të mëdha në botë për shkëmbim të skedarëve, me një vit burg dhe me një dënim në vlerë prej 4.57 milion dollarë. Sot gjykata Suedeze e Apelit në një deklaratë tha se ka reduktuar vendimin me burg duke e dalluar në shkallë, por dënimi është rritur në 6.57 milion dollarë.

Pavarësisht asaj që ndodhi sot, ueb faqja ende vazhdon të funksionojë. Thuhet se ueb faqja tani punon nga një organizatë e cila është e regjistruar në Seychelles.

Në tetor një gjykatë në SHBA mori vendim për të ndalur së funksionuari një ueb faqe tjetër për shkëmbim të skedarëve, LimeWire. Partia pirate, një parti politike që është rritur si një lëvizje nga populli  për të simpatizuar shkëmbimin e skedarëve dhe që gjithashtu ka një ulëse në Parlamentin Evropian, ka kritikuar vendimin e gjykatës. “Rasti është i motivuar politikisht qysh prej fillimit dhe problemi duhet të zgjidhet politikisht”.

“Kjo nuk do të thotë asgjë për The Pirate Bay dhe nuk do të thotë asgjë për faqe të ngjashme. Shkëmbimi i skedarëve  është në rritje e sipër çdo ditë dhe kjo do të thotë se çdo ditë e më shumë njerëzit do të tentojnë të fshehin atë që po bëjnë në internet”. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>