Lajmet

Piratonte lojërat për Nintendo Switch dhe 3DS, hakeri duhet të paguajë 10 milionë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
Hakeri me origjinë nga Kanadaja u arrestua në Republikën Domenikane dhe depërtua në SHBA në Shtator të 2020-ës. Piratonte lojërat për Nintendo Switch dhe 3DS, hakeri duhet të paguajë 10 milionë dollarë

Një haker i quajtur Gary Bowser duhet të paguajë një gjobë prej 10 milionë dollarësh për pirateri. Marrëveshja është pjesë e një çështje në gjykatë sjellë kundër tij nga Nintendo në SHBA.

Hakeri pranoi fajësinë për akuzat e ngarkuara drejt tij në fund të muajit Tetor. Ai duhej të paguante 4.5 milionë dollarë dhe të vuan dënimin prej 10 vite burg.

Pjesë e grupit të piraterisë Team Xecutor, ai pranoi se me vullnet të lirë dhe i ndërgjegjshëm kishte qenë pjesë e një sipërmarrje kibernetike kriminale që hakonte konsolat e video lojërave.

Konsolat e hakuara ishin Nintendo Switch dhe 3DS. Bowser pranoi që ka krijuar dhe shitur softuerë me të cilët njerëzit mund të anashkalonin kufizimet e lojërave të konsolave dhe të luanin lojëra të piratuara.

Hakeri me origjinë nga Kanadaja u arrestua në Republikën Domenikane dhe depërtua në SHBA në Shtator të 2020-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse i ndërroni ekranin iPhone 13 Face ID nuk do të funksionojë më

Tags >

Nintendo