Harduer

Pixel 3 “shkatërron” kamerën e iPhone XS

Publikuar , 28 Janar 2019
0
Shefi i marketingut të Google Marvin Chow publikoi një krahasim mes dy fotove të realizuara nga telefonët në fjalë në Twitter. Pixel 3 “shkatërron” kamerën e iPhone XS

Huawei, Google, OnePlus dhe Xiaomi të gjithë ofrojnë për kamerat e telefonëve të tyre një “Night Mode.”

Ky funksion rrit cilësinë e fotove në dritë të pakët.

Google mori guximin që të krahasonte kamerën e Pixel 3 dhe me të të iPhone XS në këtë departament.

Shefi i marketingut të Google Marvin Chow publikoi një krahasim mes dy fotove të realizuara nga telefonët në fjalë në Twitter. iPhone XS është në majtë dhe Pixel 3 në të djathtë.

Edhe pse shkruhet iPhone X në foto, në të vërtetë është iPhone XS. Diferenca është e qartë, ku Pixel 3 tregoi një performancë disa herë më të kënaqshme sesa iPhone XS.

Fotoja e Pixel 3 është ka më tepër ndriçim ndërsa iPhone XS dukshëm më të errët.

Shtrohet pyetja, me të vërtetë është iPhone XS aq keq apo ai që ka realizuar fotografinë ka ndryshuar ekspozimin? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Franca do të implementojë taksën dixhitale edhe sikur Evropa të mos bëjë

Lajmet e fundit>