Lajmet

Pixelmator 3.0 është një zëvendësim i mirë për Photoshop-in

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Pixelmator 3.0 është një zëvendësim i mirë për Photoshop-in

OS X: Shumica e përdoruesve të Mac-ut e dinë që Pixelmator është me siguri alternativa më e mirë për Photoshop. Me një çmim prej 30 dollarë, ju me siguri do të paguanit më tepër për ta përdorur Photoshop-in për një muaj.

Kështu, Pixelmator gjithmonë çalonte për disa veçori të produktit të Adobe – të paktën, deri tani.

Gjatë viteve të kaluara, zhvilluesit e Pixelmator kanë shtuar shumë veçori të reja në aplikacion, duke larguar gjërat e vogla që i mbajnë përdoruesit duke paguar pjesë të mëdha për Adobe të faturave të tyre të pagesës.

Me versionin 3.0, është bërë shtimi i disa dallimeve të theksuara: stili me shtresa. Tani me lehtësi mund të aplikoni efektet jo-destruktive tek cilado shtresë që në shpejtësi të shtoni hije, reflektime, mostra dhe më tepër.

Ky përditësim i fundit tani ofron një vegël liquify për lëvizje të pjesëve përreth në imazhin tuaj, mbështetje për veçoritë e OS X Mavericks (etiketat, paraqitjet e shumta dhe App Nap) dhe një makinë të re për editim të fotografive për të bërë shpejtimin e pothuajse secilës pjesë të aplikacionit.

Derisa Pixelmator ende nuk do të zëvendësojë Photoshop-in për disa, ky përditësim e sjell atë mjaft afër për kryerjen e shumicës së punëve të zakonshme të editimit si apo më mirë se sa sfiduesi i vet i shtrenjtë. (PCWorld Albanian)

Pixelmator 3.0

LEXO EDHE:  Lightroom rikthehet në Mac App Store

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>