Blog

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë që aplikacioni WhatsApp është në pronësi të Facebook

Oct 18 2018
0 Shpërndarje
Një rast i ngjashëm është anketa për aplikacionin e navigimit Waze ku 56.4% e përdoruesve nuk kishin dijeni se Waze ishte në pronësi të Google. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë që aplikacioni WhatsApp është në pronësi të Facebook

Shumica e njerëzve nuk kanë dijeni se WhatsApp është në pronësi të Facebook.

Sipas një studimi kryer nga kompania pas shfletuesit DuckDuckGo, rezultatet e një anketë dolën surprizuese.

DuckDuckGo mblodhi të dhënat nga 1,297 Amerikanë duke përdorur SurveyMonkey.

Nga anketa u mësua se 50.4% të përdoruesve të WhatsApp në gjashtë muajt e fundit nuk e dinin se platforma i përkiste Facebook.

Një rast i ngjashëm është anketa për aplikacionin e navigimit Waze ku 56.4% e përdoruesve nuk kishin dijeni se Waze ishte në pronësi të Google.

Është e vështirë të imagjinojmë se dikush që lexon PCWorld.al të mos jetë në dijeni të rasteve të mësipërme.

Një anketë e ngjashme u krye në Korrik dhe përdoruesit ishin aq të çuditur kur mësuan se Instagram ishte blerë nga Facebook apo se 45% e përdoruesve të Youtube nuk e dinin që pas platformës ishte Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>