Siguri

Plaçkitet një zyre e PTK-së në Prishtinë

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Plaçkitet një zyre e PTK-së në Prishtinë

Vjedhja e Zyrës Postare  ka ndodhur në ora 6 e 30 kur persona tash për tash të panjohur kanë hyrë në objekt nga dera kryesore duke demoluar sirtarin, në të cilën ishin disa produkte për shitje dhe para të gatshme.

Me këtë rast vlera e plaçkitur në këtë Zyrë Postare  është 1,801.40 euro. Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ana e punëtorëve të PTK-së, ndërkohë që janë evidentuar dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të plaçkitësve.

Gjatë pesëmujorit të këtij viti gjashtw pika shitëse të PTK-së ishin cak i plaçkitjeve të armatosura. Rasti i fundit ishte sulmi dhe plaçkitja me armë zjarri e pikws shitjes së PTK-së nr.1, prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, por edhe në Lipjan.

PTK në vazhdimësi ka kërkuar një kujdes më të shtuar nga institucionet më të larta të rendit dhe sigurisë për ruajtjen e pasurisë së PTK-së, e cila është pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës.

LEXO EDHE:  Hakerët sulmojnë politikanët Gjermanë, shpëton Merkel

Lajmet e fundit>