Biznes

Plani ambicioz i General Motors për të kaluar Teslan

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Janar 2022
Kompania e manjatit Elon Musk nuk publikon shifra të shitjeve në SHBA por në 2021 në mbarë botën shiti 936,172 makina. Plani ambicioz i General Motors për të kaluar Teslan

General Motors tha se do të investojë 6.6 miliardë dollarë në prodhimin e makinave elektrike dhe ndërtuar një fabrikë të re të prodhimit të baterive në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Investimi do të rrisë kapacitetet e GM në 1 milionë makina elektrike deri në 2025. Kompania parashikon se do të parakalojë Tesla si prodhuesi më i madh Amerikan i makinave elektrike deri në 2025.

Investimet janë pjesë pakete 35 miliardë dollarëshe e kompanisë në makinat elektrike. Ende GM ka shumë rrugë për të bërë nëse do të arrijë Tesla një ditë.

Kompania e manjatit Elon Musk nuk publikon shifra të shitjeve në SHBA por në 2021 në mbarë botën shiti 936,172 makina.

Sakaq GM shiti vetëm 25 mijë makina elektrike vitin e kaluar edhe më pak se Ford që shiti 27,140. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompania shqiptare fintech Rubicon ngriti një investim prej 450 mijë euro