Harduer

Plani i Apple për të eliminuar kartat fizike SIM

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Dhjetor 2021
Si pjesë e këtij tranzicioni, operatorët Amerikanë do të fillojnë ofrimin e modeleve iPhone 13 pa kartën nano-SIM në kuti nga tre mujori i dytë i 2022. Plani i Apple për të eliminuar kartat fizike SIM

Në fillim të javës spekulimet filluan se modelet iPhone 15 Pro dhe në vijim nuk do të kenë një kartë SIM fizike, të paktën në disa vende të botës.

Megjithatë ky ndryshim mund të ndodhë më herët sesa ishte menduar. Sipas MacRumors, Apple ka këshilluar operatorët celularë Amerikanë të përgatiten për lançimin e smartfonëve vetëm me eSIM duke filluar nga Shtatori 2022.

Si pjesë e këtij tranzicioni, operatorët Amerikanë do të fillojnë ofrimin e modeleve iPhone 13 pa kartën nano-SIM në kuti nga tre mujori i dytë i 2022.

Modelet iPhone 13 shitur në dyqanet Apple ose në Apple.com nuk kanë një kartë nano-SIM në kuti dhe përdoruesit duhet të aktivizojnë planin që dëshirojnë përmes eSIM. Përdoruesit pasi ndezin smartfonin, duhet të lidhen me një rrjet Wi-Fi dhe të vazhdojnë konfigurimin e rrjetit duke ndjekur udhëzimet në ekran.

Nisur nga afati i përshkruar i Shtatori 2022, Apple mund të fillojë eliminimin e kartave SIM që iPhone 14 dhe jo iPhone 15.

eSIM është një kartë dixhitale SIM ku përdoruesit mund të aktivizojnë një plan tarifor pa pasur nevojë për kartën fizike SIM. Vlen të theksohet se jo të gjitha vende e ofrojnë një shërbim të tillë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung do të heqë së shpejti reklamat nga smartfonët