Blog

Plani i Elon Musk për të hakuar trurin e njeriut një hap më afër realitetit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
Musk tha se sistemi bën të mundur një simbiozë me inteligjencën artificiale. Më përpara ai ishte shprehur se inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë njerëzimin. Plani i Elon Musk për të hakuar trurin e njeriut një hap më afër realitetit

NeuraLink, një kompani e themeluar nga Elon Musk për të eksploruar mënyra sesi të lidhen me trurin njerëzor me një ndërfaqe kompjuterike, ka aplikuar pranë autoriteteve Amerikane për të testuar një pajisje tek njerëzit.

Sistemi është testuar tek një majmun dhe kishte arritur të kontrollonte kompjuterin me trurin e tij sipas Musk.

Firma tha se ka për qëllim të fokusohet tek pacientë me dëmtime të mëdha të trurit. Por misioni i Musk është krijimi i një super njeriu.

Pajisja që firma ka zhvilluar përmban 3,000 elektroda të lidhura me një fije më të hollë se fija e një floku që të mund të monitorojë aktivitetin e 1,000 neuroneve.

NeuraLink nuk tregoi sesi sistemi përkthente aktivitetin e trurit apo si pajisja mund të stimulonte qelizat e trurit.

Musk tha se sistemi bën të mundur një simbiozë me inteligjencën artificiale. Më përpara ai ishte shprehur se inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë njerëzimin.

Aktualisht Musk po kërkon të punësojë më shumë shkencëtarë për firmën e cila ka 100 punonjës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me palosje i Samsung do të sillet edhe si tablet

Lajmet e fundit>