Lajmet

Plani i Google për të rritur jetëgjatësinë e baterisë të smartfonëve tanë

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Maj 2020
0
Përmirësimi i aplikacioneve dhe shërbimeve si dhe rritja e efikasitetit të tyre në konsumin e energjisë ka qenë një prej sfidave kryesore të industrisë. Plani i Google për të rritur jetëgjatësinë e baterisë të smartfonëve tanë

Një prej aspekteve që e bën një smartfon të mirë, është jetëgjatësia e baterisë e cila nuk varet e gjitha nga vetë bateria por edhe aplikacionet e shërbimet që përdorim në smartfon.

Përmirësimi i aplikacioneve dhe shërbimeve si dhe rritja e efikasitetit të tyre në konsumin e energjisë ka qenë një prej sfidave kryesore të industrisë.

Gjiganti i motorit të kërkimit Google tha se nga muaji i ardhshëm do të aplikojë disa ndryshime në shfletuesin Chrome të cilët jo vetëm do të rrisin jetëgjatësinë e baterisë por edhe të reduktojnë konsumin e të dhënave.

Ndryshimet vinë pak kohë pasi kompania nisi një fushatë për bllokimin e reklamave të dëmshme dhe shqetësuese. Pasi auditoi reklamat, Google tha se kishte identifikuar një përqindje të vogël të tyre që në mënyrë të fshehtë konsumonin jo vetëm baterinë por edhe internetin celular.

Një shembull ishin “crypto-miners”, reklama të cilat jo vetëm nuk kanë të punuara mirë por edhe ofrojnë eksperiencë të keqe.

Për këtë Google do të aplikojë kufizime në resurset që reklamave u lejohet të përdorin. Chrome do të kufizojë sesa bateri, sa fuqi procesorike dhe sa internet mund të përdorin reklamat. Kur ky limit tejkalohet, Chrome ndërhyn duke i bllokuar.

Limitet janë: 4MB internet, 15 sekonda përdorim procesori gjatë 30 sekondave të para dhe 60 sekonda përdorim në total të procesorit. Sipas analizës së Google vetëm 0.3% e reklamave abuzojnë me këto limite dhe impakti që kanë është tejet i lartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konsultimi i 5G në Maqedoni, shtyhet në muajin Prill mbyllja e procesit