Biznes

Plani i Jack Dorsey për ti hequr një grushti njerëzish kontrollin mbi gërmimin e Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Janar 2022
I gjithë qëllimi është të krijojnë një sistem me një performancë të lartë që është gjithashtu open-source. Plani i Jack Dorsey për ti hequr një grushti njerëzish kontrollin mbi gërmimin e Bitcoin

Block, kompania e e pagesave e njohur më parë Square, po punon për të ndërtuar “një sistem të hapur për gërmimin e Bitcoin”, ka lajmëruar CEO i kësaj kompanie, Jack Dorsey. Këto janë qëllimet e kompanisë në mënyrë që të ketë lehtësi, aksesueshmëri dhe performancë.

Përgjithësisht qëllimi është ta bëjë gërmimin e kriptomonedhave më të decentralizuar, dhe si rezultat rrjetin e Bitcoin më rezistent. Ndërsa vlera e kriptomonedhës është rritur, ka patur dyshime se sistemi është centralizuar në grupe të vogla minierash dhe gërmuesish.

Sipas menaxherit të kompanisë, Thomas Templeton, Block është i gatshëm të ndërtojë ASIC vet (një çip i optimizuar për gërmimin e Bitcoin), por që kompania do të detyrohej të përfshijë dhe zhvillues.

I gjithë qëllimi është të krijojnë një sistem me një performancë të lartë që është gjithashtu open-source. Dorsey është shprehur se gërmimi i Bitcoin duhet të jetë sa më i lehtë të jetë e mundur.

Përveç pajisjeve për gërmimin e bitcoin, Block në Korrik të vitit të kaluar njoftoi ndërtimin e një portofoli bitcoin. Ish-Square ka ofruar për përdoruesit në të kaluarën shitjen dhe blerjen e bitcoin përmes aplikacioneve të saj. /PC World Albanian.

LEXO EDHE:  Androidi i OnePlus shkrihet me Oppo