Harduer

Plani sekret i Intel do të thotë telashe për procesorët AMD Ryzen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Korrik 2019
0
Çmimi do të jetë çelësi i suksesit. Procesori i Intel pritet të kushtojë 499 dollarë, po aq sa Ryzen 9 3900X. Megjithatë një zhënjim mund të jetë foleja e procesorit e cila do të jetë e re, LGA 1159. Plani sekret i Intel do të thotë telashe për procesorët AMD Ryzen

Mund të mendoni se mënyra e vetme sesi Intel mund të përballet me gjeneratën e tretë të procesorëve AMD Ryzen mbetet arkitektura 10-nanometër por e keni gabim.

Kompania ende nuk ka hequr dorë nga procesorë 14-nm dhe sipas informacioneve të fundit Intel ka përgatitur disa modele të reja.

Intel ka në plan plot 13 procesorë “Comet Lake” përfshirë një variant 5.2Ghz me 10 bërthama Core i9-10900KF.

Ky i fundit do të ketë frekuencë masive 5.2Ghz vetëm për një bërthamë kur 4.6Ghz për të gjitha bërthamat, ose 500Mhz më shumë sesa AMD Ryzen 9 3900X.

Çmimi do të jetë çelësi i suksesit. Procesori i Intel pritet të kushtojë 499 dollarë, po aq sa Ryzen 9 3900X. Megjithatë një zhgënjim mund të jetë foleja e procesorit e cila do të jetë e re, LGA 1159.

Kjo do të thotë se bordet aktuale nuk i suportojnë këto procesorë të rinj të Intel. Prej dy gjeneratash procesorët Cofee Lake kanë funksionuar në LGA 1151.

Së fundi dhe mbase informacioni më i rëndësishëm është numri i proceseve – threads – që do të kenë 13 procesorët e rinj. Të gjithë pritet të kenë dyfishin e bërthamave të paraardhësit dhe Intel ka vendosur të aktivizojë “hyper-threading” për të gjithë produktet 14-nm+++.

Do të ishte një lajm i madh në betejën kundër AMD. Kujtojmë se Core i5-9600K dhe Core i7-9700K kishin performancë të lartë gjatë përdorimit të bërthamave por jo “threads” duke ngelur pas AMD. Lëvizja pritet të rrisë performancën me shumë procese si dhe të rrisë frekuencë çka mund të provojë fatale për AMD Ryzen 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Razer Blade 15 është një laptop lojërash 4K me çmim marramendës

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>