Harduer

Plastic Logic shpalos E-lexues biznesi

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Plastic Logic shpalos E-lexues biznesi

Lexuesi elektronik QUE proReader me veçori wireless është produkt që ka si synim përdoruesin e fushës së biznesit, duke shfaqur gazetat, librat dhe revistat si dhe duke përkrahur formate të dokumenteve si PDF, Word, PowerPoint dhe Excel.

“Marka QUE qëndron për një eksperiencë të jashtëzakonshme leximi” tha Richard Archuleta, CEO i Plastic Logic. “QUE proReader zgjeron performancën e biznesit dhe ju ofron një eksperiencë konkurruese. Më shumë se një lexues elektronik, QUE thotë biznes”.

QUE ka dimensione prej 8.5 me 11 inç dhe ka një trashësi prej më pak se 3 inç. Kompania ka përkujtuar se kjo pajisje do të ketë ekranin më të madh të ndjeshëm në prekje në industri. Ai përdor E Ink, dhe mund të punojë me ditë të tëra me vetëm  një mbushje, theksojnë Plastic Logic.

Përdoruesit QUE do të jenë në gjendje të lidhen me përmbajtje dhe të shkarkojnë atë përmes WiFi dhe rrjetit 3G të AT&T. Dyçani QUE pritet që të vihet në funksion së bashku me Barnes & Noble, dhe Plastic Logic thekson se do të ofrojë shumicën e koleksioneve të njohura të leximeve të biznesit që ofrohen në çfarëdo eReader.

Kompania ka bërë të ditur se ka plane të shpalos detajet e plota dhe çmimin në CES.

LEXO EDHE:  Miliona iPhone, iPad dhe Macbook rrezikohen nga hakerët

Lajmet e fundit>