Biznes

Platforma e re e Facebook do ju tregojë reklama dhe në uebfaqe të tjera

Publikuar , 22 Shtator 2012
0
Platforma e re e Facebook do ju tregojë reklama dhe në uebfaqe të tjera

Facebook-u ka nxjerrë një version beta të shërbimit të reklamave në aparatet mobil, i cili do u lejojë atyre të nxjerrin reklama për njerëz të caktuar kur ata vizitojnë edhe uebfaqe të tjera.

Infromacione si gjinia, mosha, vendodhja dhe pëlqimet do të shërbejnë për të treguar reklama të tipit AdSense nga Google.

Kjo platformë e re do të bëjë që Facebook-u të fitojë një shumë të madhe parash duke mos bërë asnjë shtim në uebfaqen e saj.

Për prodhuesit kjo është një mënyrë e fuqishme reklamimi kundrejt personave të caktuar.

Përderisa Facebook-u i mbledh infromacionet direkt nga profili, atëherë reklamat do të jenë më të sakta. Kompanitë me sa duket do të paguajnë një shumë të madhe parash për këtë shërbim premium marketingu. Facebook-u i tha TechCrunch se ata po e testojnë platformën për të parë nësë reklamat i gjenë saktë klientët e vet.

Rrjeti social nuk u ka thënë gjë akoma kompanive reklamuese për këtë shërbim të ri. Publikimi tregon akoma që kjo është një kohë e rëndësishme për Facebook-un, përderisa ata po shfrytëzojnë të dhëna dhe jo trafikun e tyre.

Do të jetë interesante të shohim se si kjo gjë do të përfundojë, kur rrjeti social do ta nisi projektin e plotë.

Me siguri do të dëgjojmë plot gjëra se si Facebook-u do të shesë të dhëna personale për përfitimet e veta. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Testimi i Facebook lejon përdoruesit të shtojnë këngë në foto dhe video

Lajmet e fundit>