Lajmet

Platforma e robotëve të Microsoft përdoret nga 130,000 zhvillues

Publikuar , 11 Maj 2017
0
Vitin e kaluar platformën e përdornin 45,000 zhvillues. Kjo statistikë erdhi së bashku me disa veçori të reja si realizimin e pagesave përmes botëve të komunikimit. Platforma e robotëve të Microsoft përdoret nga 130,000 zhvillues

Një vit pasi lançoi platformën Microsoft Bot Framework, gjigandi i sistemit operativ tha se po përdoret nga 130,000 zhvillues.

Vitin e kaluar platformën e përdornin 45,000 zhvillues. Kjo statistikë erdhi së bashku me disa veçori të reja si realizimin e pagesave përmes botëve të komunikimit. Gjithashtu Microsoft lançoi botët në Skype for Business, Bing dhe Cortana.

Të gjitha këto u bënë të ditura gjatë konferencës Build që po mbahet në Shtetet e Bashkuara përgjatë datave 10-12 Maj. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur Bot Framework u lançua vitin e kaluar.

Verën e vitit të kaluar ata pushtuan Skype, Facebook Messenger dhe Kik. Dy javë më parë Facebook dhe se aplikacioni Facebook Messenger ka mbi 100,000 robotë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës synon rimëkëmbjen pas shkëputjes së kontratës me Z-Mobile

Lajmet e fundit>