Biznes

Platforma për menaxhimin e kompanive të sigurimit zhvilluar nga Quantix fitues në programin fintech Elevator Lab

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Nëntor 2020
0
Platforma e zhvilluar nga Quantix shkon për menaxhimin e një kompanie sigurimesh e zhvilluar me mendësinë e insurtech dhe teknologjitë më moderne të kohës. Platforma për menaxhimin e kompanive të sigurimit zhvilluar nga Quantix fitues në programin fintech Elevator Lab

Quantix, një prej startupeve më të suksesshme dhe inovative në hapësirën shqipfolëse i cili arriti finalen e edicionit të 8-të të ICT Awards, u shpall fitues i programi Elevator Lab Albania & Kosovo organizuar nga Banka Raiffeisen me platformën inovative Insurex.

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri.

Platforma e zhvilluar nga Quantix shkon për menaxhimin e një kompanie sigurimesh e zhvilluar me mendësinë e insurtech dhe teknologjitë më moderne të kohës.

Platforma aktualisht është në përdorim nga një kompani e sigurimeve lider në Kosovë dhe aktualisht jemi në bisedime me kompani të tjera që të fillojnë përdorimin e Insurex,” tha themeluesi i Quantix Betim Drenica për PCWorld.al.

Pjesëmarrjen në Elevator Lab, Betimi e përshkroi si një eksperiencë unike duke vlerësuar tej mase mbështetjen profesionale në aspektin e biznesit por edhe teknikisht nga ekspertë të fushave.

Insurex ka një gjuhë të thjeshtë komunikuese me klientit, shërben për menaxhimin e shitjeve të produkteve dhe proceset e shitjes standard që deri më sot bëhej përmes agjentëve.

Me mbështetjen e Elevator Lab kemi arritur të zgjerojmë këtë platformë edhe me menaxhimin e brokerëve të sigurimeve si platforma e parë e këtij lloji në Kosovë dhe rajon,” tha Betimi.

Si fitues i edicionit të dytë të Elevator Lab, Quantix së bashku me Raiffeisen Bank do të implementojnë këtë platformë në RIBK (Raiffeisen Insurance Broker Kosova) dhe ta zgjerojnë në kompani të tjera brenda dhe jashtë vendit në degët dhe partnerët e Raiffeisen.

LEXO EDHE:  Zhduket aplikacioni që ofronte qasje globale për qytetarët e Kinës

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne si startup që të kemi një partner te fuqishëm ne disa tregje ku ne synojmë të shtrimë produktet tona. Ky triumf vjen pas një pune të gjatë të ekipit të Quantix, ky ekip i përbërë prej më shumë se 30 profesionistësh të programimit, financave dhe menaxhimit,” tha Betimi.

Të motivuar nga dëshira për të bërë për gjuhën Shqipe dhe ngaqë një teknologji e tillë nuk është zbatuar ende për gjuhën tonë, Betim Drenica dhe ekipi i tij në kompaninë që udhëheq Quantix u bënë pjesë e edicionit të 8-të të ICT Awards me projektin Albanian Speech to Text që kthen gjuhën e folur në tekst të shkruar.

Me Inteligjencën Artificiale, konkretisht Machine Learning, ekipi i ofron sistemit të ASTT përmbajtjet të folur dhe të shkruar duke i mësuar gjuhën Shqipe sikur ti mësohej një fëmije nga e para. ASTT ka një fushë të gjerë zbatimi që nga qëllimet edukative si përshembull për ti mësuar dikujt gjuhën Shqipe, deri tek institucionet ligjzbatuese si gjykatat.

Betimi gjithashtu është shpallur fitues në edicionin e parë të ICT Awards në kategorinë Inovacioni i Vitit. /PCWorld Albanian