Harduer

PlaySation Now arrin në 2.2 milionë abonentë

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2020
0
Sony e lançoi shërbimin 5 vite më parë dhe rritja ka qenë e ngadaltë. Xbox Game Pass, konkurrenti kryesor, ka akumuluar 10 milionë abonentë që prej 2017. PlaySation Now arrin në 2.2 milionë abonentë

Sony tha se ka 2.2 milionë abonentë në PlayStation Now, shërbimin cloud gaming i cili ofron akses në tituj të palëve të treta.

PlayStation Now ka dyfishuar numrin e të abonuarve krahasuar me një vit më parë kur Sony raportoi 1 milionë abonentë. Rritja e numrit të abonentëve vjen edhe pasi Sony reduktoi koston nga 19.99 dollarë në muaj në 9.99 dollarë në muaj.

Sony e lançoi shërbimin 5 vite më parë dhe rritja ka qenë e ngadaltë. Xbox Game Pass, konkurrenti kryesor, ka akumuluar 10 milionë abonentë që prej 2017.

Shërbimin online gaming i Sony gjithashtu po rritet. PlayStation Plus arriti në 41.5 milionë abonentë në fund të muajit Mars, një rritje me 5 milionë vetëm vitin e kaluar.

Shifrat janë rritur edhe gjatë pandemisë së koronavirusit me njerëzit të kyçur brenda shtëpive dhe në kërkim të dëfrimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi i Microsoft bën një gjë që Chrome dhe Firefox e kanë injoruar