Harduer

PlayStation 2 nuk do të prodhohet më

Publikuar , 29 Dhjetor 2012
0
PlayStation 2 nuk do të prodhohet më

Sony PlayStation 3 ka qenë aq gjatë në treg sa që ju mund të keni menduar se prodhimi i PS2 ka ndaluar shumë kohë më parë.

Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë deri para pak ditësh. Siç raportohet nga uebfaqja japoneze e PlayStation, PS2 është tërhequr zyrtarisht nga prodhimi në Japoni.

Faqja japoneze Famitsu shton se dërgesat për këtë konsolë kanë përfunduar dhe sapo të mbarohen edhe rezervat e fundit të saj në Japoni, nuk do të ketë më rifurnizim të tyre.

Ndoshta për disa është e trishtueshme kur kujtojnë zbavitjen rreth 12 vjeçare që kanë kaluar me PS2. Mbi 150 milionë njësi janë shitur në të gjithë botën, duke e bërë kështu konsolën më të shitur në historinë e lojërave.

Ende nuk dihet me siguri nëse PS2 vazhdon të shpërndahet në rajone të tjera jashtë Japonisë, por ajo që dihet është se ndërprerja e prodhimit në Japoni është fillimi i fundit të jetës së produktit globalisht.

Nëse jeni një nga adhuruesit të çmendur të tij apo dëshironi ta keni pjesë të koleksionit tuaj, ju sugjerojmë të blini një tani pasi epoka e PS2 është drejt fundit, edhe pse madhështia e tij do të jetojë përgjithmonë. (PCWorld Albanian)

PlayStation 2

LEXO EDHE:  Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të shtuar në 2020

Lajmet e fundit>