Harduer

PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur në histori

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Tetor 2019
0
Tre muaj më parë kompania tha se ka shitur 100 milionë PS4 që nga debutimi dhe shifrat e fundit e dërgojnë këtë numër në 102.8 milionë. PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur në histori

Gjatë raportit të tre mujorit të dytë financiar të Sony për këtë vit, kompania zbuloi se ka shitur 2.8 milionë konsola PS4 gjatë periudhës Korrik dhe Shtator.

Tre muaj më parë kompania tha se ka shitur 100 milionë PS4 që nga debutimi dhe shifrat e fundit e dërgojnë këtë numër në 102.8 milionë.

PlayStation 4 ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe është konsola e dytë më e shitur në histori pas PS2 e cila është shitur në 155 milionë njësi. Konsola e tretë më e shitur është Nintendo WII me 101.6 milionë.

Për Sony është një arritje e madhe të mbajë një nivel të lartë popullariteti për PS4 i cili po i afrohet fundit të ciklit. Përtej konsolave, të ardhurat e Sony ranë me 17% nga viti në vit dhe fitimi 28%.

Për këtë vit Sony ka parashikuar shitjen e 13.5 milionë njësive një reduktim me 1.5 milionë krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Lajmet e fundit>