Harduer

PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony

Publikuar , 09 Tetor 2018
0
Lajmi vjen në një kohë kur Sony dhe rivalët e tij kanë filluar të eksperimentojnë me lojërat “streaming.” PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony

Presidenti i Sony konfirmoi ditën e sotme se kompania që drejton ka nisur punën në një konsolë të re e cila do të pasojë PlayStation 4.

Megjithatë Kenichiro Yoshida nuk specifikoi nëse konsola e re do të quhet PlayStation 5.

Lajmi vjen në një kohë kur Sony dhe rivalët e tij kanë filluar të eksperimentojnë me lojërat “streaming.”

Kompania Japoneze ofron përdoruesve shërbimin PlayStation Now përmes të cilit mund të luajnë titujt e konsolave nga kompjuteri personal.

Microsoft gjithashtu prezantoi Projektin xCloud ku lojërat e Xbox One mund të luhen në telefonë inteligjentë dhe tabletë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Lajmet e fundit>