Lajmet

PlayStation Network rikthehet online pas 3 ditësh nga sulmi ditën e Krishtlindjeve

Publikuar , 30 Dhjetor 2014
0
PlayStation Network rikthehet online pas 3 ditësh nga sulmi ditën e Krishtlindjeve

IMG_5084-1024.0Kjo fundjavë e gjatë edhe pse festive nuk ka qenë e tillë kur bëhet fjalë për të pasionuarit pas video-lojërave.

Rrjeti i Xbox One dhe PlayStation rezultonin offline që nga dita e Krishtlindjeve, pikërisht në ditën kur shumë njerëz përfituan nga uljet dhe mezi prisnin të eksploronin konsolet e tyre të reja. Por më në fund, pas 3 ditësh problemesh të shumta, lojërat do të jenë të disponueshme për tu luajtur nga lojtarët.

Ditën e djeshme, inxhinierët e PlayStation Network e rikthyen shërbimin online. Ndërsa problemet e Xbox One u neutralizuan që ditën e premte. Sony ka konfirmuar me anë të një postimi në blog se rrjeti i PlayStation ishte viktime e një sulmi nga hakerat. Dhe Xbox One gjithashtu qe shënjestër e këtij sulmi. Grupi i hakerave Lizard Squad është deklaruar përgjegjës për këtë sulm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook eliminon një aplikacion që shumë përdorues nuk e kanë dëgjuar

Lajmet e fundit>