Lajmet

Plot 50 vjet që prej momentit fillestar të prezantimit të video-telefonatave

Publikuar , 21 Prill 2014
0
Plot 50 vjet që prej momentit fillestar të prezantimit të video-telefonatave

4-20-2014_picturephonePara 50 vitesh, më 20 prill 1964 Bell Telephone ka prezantuar Mod 1 Picturephone, paraardhës i video-telefonatave të Skype dhe Hangouts që në ditët e sotme konsiderohen si një mënyrë standarde e komunikimit modern.

Ky produkt inovativ ka qenë pjesë e Panairit Botëror të organizuar në Flushing Meadows, ku vizitorët kishin mundësi të hynin në një kabinë dhe të bisedonin me një person tjetër që ndodhej mijëra milje larg në Disneyland.

Në vend të përdorimit të një telefoni, përdoruesit duhet të uleshin para një pajisjeje të gjatë që dispononte njëkohësisht ekran dhe kamera. Shërbimi suportonte video bardh e zi me 30 frame/sekondë. Vetëm pas disa muajsh, në qershor të po të njëjtit vit, kompania e telekomunikacionit AT & T e hodhi në treg këtë shërbim.

Sigurisht, shërbimi nuk mundi të kishte sukses pasi ishte tepër i kushtueshëm (16 $ për tre minuta video-telefonatë). Pavarësisht se u shpenzuan miliona dollarë për këtë teknologji, ajo nuk mundi të ketë rezultatin e pritur.

Më pas në vitin 1969 u lançua Mod II, i cili përsëri nuk mundi të rezistojë në treg për shkak të çmimit shumë të lartë. Edhe të tjerë kanë provuar më vonë përmirësimin e kësaj teknologjie, por gjithçka ka dështuar derisa disa dekada më vonë Skype shndërroi video-telefonatat në një zgjidhje praktike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Televizioni shtetëror Rus prezanton lajmet me një robot të vërtetë

Lajmet e fundit>