Biznes

Plus-it nuk po i “ecën” në Shqipëri, merr 35 milion euro kredi

Publikuar , 18 Nëntor 2010
0
Plus-it nuk po i “ecën” në Shqipëri, merr 35 milion euro kredi

Bëhet fjalë për një hua në shumën e 35 milion eurove, që do të merret nga katër banka tregtare shqiptare. Operatori i katërt Plus duhet të kishte nisur aktivitetin që në muajin korrik të këtij viti, por me sa duket mungesa e mjeteve financiare për të përmbushur investimet e nevojshme ka bërë që edhe sot ky operatorë të mos ofrojë shërbim komercial.

Zgjidhja është gjetur pikërisht duke marrë një kredi sindikale, në të cilën Raiffeisen Bank ka kontribuar me 25 milion euro, Tirana Bank me 5 milion euro, Intesa SanPaolo Bank me 3 milion euro dhe Union Bank me 2 milion euro.
Drejtori i Plus, Moni Buchnik, tha se kredia do të mundësojë shpërndarjen më tej të mbulimit me rrjet dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Plus Communication është e vetmja kompani me kapital tërësisht shqiptar dhe njëkohësisht përballja e parë e biznesit vendas me një nga tregjet më të lakmuara, atë të telefonisë mobile. Ky është padyshim një nga tregjet më fitimprurëse, por nga ana tjetër kërkon investime të mëdha, prandaj fillimi për Plus nuk po paraqitet aspak i lehtë.

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë multi-miliardë dollarëshe në Amerikë

Lajmet e fundit>