Harduer

Poco X4 sjell kamër 108-megapiksel me një çmim të papërfillshëm

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Mars 2022
Poco e përshkruan X4 Pro 5G si një smartfon me eksperiencën e një flagshipi por çmim prej 299 eurosh. Poco X4 sjell kamër 108-megapiksel me një çmim të papërfillshëm

Xiaomi Poco X4 Pro 5G dhe M4 Pro debutuan ditën e sotme në Kongresin Mobil Botëror 2022 me specifika mjaft impresionuese që zakonisht i gjeni tek telefonët e rangut të mesëm.

Poco e përshkruan X4 Pro 5G si një smartfon me eksperiencën e një flagshipi por çmim prej 299 eurosh. Modeli më i lirë vjen me 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme ndërsa modeli më i shtrenjtë prej 349 euro vjen me 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Poco X4 Pro 5G vjen për të pasur X3 GT Poco lançuar në Korrik të vitit të kaluar. X4 Pro ka ekran 6.67-inç AMOLED DotDisplay me frekuencë rifreskimi prej 120Hz dhe rezolucion prej 2400×1080 FHD+.

Në pjesën e pasme janë tre kamera prej 108-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultra-wide dhe 2-megapiksel micro. Në pjesën ballore gjendet një kamër selfie 16-megapiksel.

Snapdragon 695 5G është procesori në brendësi të smartfonit ndërsa vjen me 5,000 mAh bateri që Poco thotë se reziston për 15 orë. Gjithashtu ka teknologjinë e karikimit të shpejtë 67-vat.

Modeli më i lirë M4 Pro vjen me ekran 6.43-inç AMOLED DotDisplay dhe frekuencë 90Hz. Tre kamera të pasme prej 64-megapiksel, 8-megapiksel ultra-wide dhe 2-megapiksel macro kombinohen me kamerën ballore prej 16-megapiksel.

Ka të njëjtin rezolucion ekrani si X4 Pro dhe bateri prej 5000 mAh por procesorin MediaTek Helio G96. M4 Pro kushton 219 euro për 6GB RAM dhe 128GB memorie ose 269 euro për 8GB RAM dhe 256GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony ndjek hapin e Microsoft, reklamat edhe në lojërat e PlayStation

Tags >

Xiaomi