Blog

Pokemon Go ka shkaktuar miliona dollar dëme në vetëm 148 ditë

Publikuar , 27 Nëntor 2017
0
Aksidentet ishin shkaktuar ngaqë njerëzit ndalonin makinën në mesin e rrugës dhe dilnin për të kapur pokemonët. Pokemon Go ka shkaktuar miliona dollar dëme në vetëm 148 ditë

Verën e kaluar loja Pokemon Go u shndërrua në hit. Ajo solli fiksime, gëzime por edhe dëmtime e vdekje.

Ekonomistët Mara Faccio dhe John McConnell kryen një studim në 148 ditët e para që nga debutimi i lojës në shtetin e Indiana në SHBA.

Ata mësuan se loja kishte qenë shkaktare e humbjes së dy jetëve dhe dëme ekonomike mes 5.2 milion deri në 25.5 milion dollar. Në tërë SHBA-në kjo humbje përllogaritet në 2 deri në 7.3 miliard dollar.

Raporti tregon gjatë 148 ditëve kishin ndodhur 286 aksidente vetëm në Indiana. 134 prej tyre kishin ndodhur pranë pokestopëve.

Ekonomistët mësuan se numri i aksidenteve ishin më i lartë pranë pokestopëve dhe palestrave ku pokemonën janë më prezentë.

Aksidentet ishin shkaktuar ngaqë njerëzit që ndalonin makinën në mesin e rrugës dhe dilnin për të kapur pokemonët.

Loja Pokemon Go po i bënte njerëzit budallenj! /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria gati planin për teknologjinë 5G