Biznes

Polaris Software blen Laser Soft Infosystems

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Polaris Software blen Laser Soft Infosystems

Sa i përket termeve të marrëveshjes, një pjesë e caktuar e të hollave do të paguhet në kesh ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të paguhet me rata brenda një periudhe dy vjeçare.

E formuar në vitin 1986, Laser Soft është një kompani udhëheqëse për krijim të softuerëve bankar, e specializuar në shërbimin ndaj nevojave të veçanta të Indisë dhe tregjeve në rritje (duke përfshirë edhe Kosovën).

Kompania ka ofrua zgjidhje në shërbime bazë të bankës, financa tregtare, thesar, menaxhim të të hollave, fondeve dhe kredive reciproke, duke u shërbyer më shumë se 50 konsumatorëve duke përfshirë banka udhëheqëse si Corporation Bank, State Bank of India, ICICI Bank, Mashreq Bank, Chatholic Syrian Bank, Andhra Bank, EXIM Bank of Tanzania dhe në fund edhe për KEP Trust, të Kosovës.

Zgjidhjet janë të testuara dhe të njohura për faqe që kanë mbi 20 milion llogari, duke qenë edhe njëherësh fitues i çmimeve për Teknologjinë më të Mirë, fal aftësisë së saj për të sjellë performancë të lartë në banka me çmimin më të vogël.

LEXO EDHE:  Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

Lajmet e fundit>