Harduer

Polaroid prezanton dy tabletë M7 dhe M10

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Polaroid prezanton dy tabletë M7 dhe M10

Emri Polaroid te ne më së shpeshti lidhet me fotoaparatet të cilët në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar i bënin fotot menjëherë në vend.

Natyrisht, Polaroid ishte i njohur edhe për prodhimet e tjera nga bota e fotografisë, ndërsa në panairin CES të këtij viti tregoi se si nuk e ka ndërmend të zhduket lehtë nga tregu.

Polaroid në këtë panair prezantoi dy tabletë të bazuar në Android, ku pika më e fortë e tyre do të duhej të jetë çmimi.

Modeli më i vogël M7, me ekran 7 inç dhe rezolucion 1280 x 800, ka procesor dy bërthamësh. Kamerë të përparme prej 2 MP, vendin për microSD dhe ka 8 GB memorie të brendshme. Çmimi i kësaj pajisje në SHBA do të duhej të ishte vetëm 128 dollarë.

Pajisjet punojnë me sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean

Modeli më i madh M10, po ashtu ka rezolucion të ekranit 1280 x 800, punon më procesor më të fuqishëm katër bërthamësh, ka 16 GB memorie të brendshme, kamerë 5 MP dhe lidhje HDMI. Çmimi i kësaj pajisje në SHBA nuk do duhej të ishte më i madh se 229 dollarë.

Të dy këto pajisje punojnë me sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Polaroid tablets

LEXO EDHE:  Me përjashtim të Bitcoin, Facebook Libra është një hap përpara të gjitha kriptomonedhave të tjera

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>