Lajmet

Policia Britanike arreston një haker 17 vjeçar që dyshohet se publikoi lojën GTA VI

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Shtator 2022
Policia dhe FBI-ja pritet të zbulojnë më shumë detaje lidhur me arrestimin në ditët në vijim. Policia Britanike arreston një haker 17 vjeçar që dyshohet se publikoi lojën GTA VI

Policia Britanike arrestoi një haker të dyshuar 17-vjeçar. Raportime sugjerojnë se arrestimi ishte i lidhur me hakimin e Rockstar Games që çdo në rrjedhjen e Grand Theft Auto VI.

Individi thuhet se mund të ketë kompromentuar edhe sistemet e Uber. Sipas burimeve gazetareske, arrestimi erdhi pasi një hetimi të Policisë së Londrës, Njësisë Britanike të Krimit Kibernetik dhe FBI-së.

Policia dhe FBI-ja pritet të zbulojnë më shumë detaje lidhur me arrestimin në ditët në vijim.

Rrjedhja e GTA VI ishte një prej më të mëdhave në historinë e video lojërave. Fundjavën e kaluar hakeri në fjalë ndau disa të dhëna nga një version testues i lojës që është një prej titujve më të shumëpritur.

Rockstar, që zakonisht është tepër i fshehtë në lidhje me procesin e zhvillimit të lojërave, tha se rrjedhja ishte e vërtetë. Sipas tyre incidenti nuk do të ndikojë tek puna në zhvillimin e lojës.

Në fillim të muajit Uber ishte gjithashtu subjekt i një incidenti të sigurisë kibernetike. Një haker kishte penetruar sistemet por nuk kishte aksesuar llogaritë sipas Uber.

17-vjeçari i arrestuar ishte nga Oxfordshire, qyteza ku jetonte një prej hakereve të grupit Lapsus$. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Spotify arrin në 442 milionë përdorues aktivë në ditë