Lajmet

Policia Britanike heq pajisjet e Huawei nga sistemet e komunikimit

Dec 26 2018
0 Shpërndarje
Lajmin vjen pak ditë pasi kompania tha se do të ndryshonte pajisjet kyçe të rrjeteve 3G dhe 4G. Policia Britanike heq pajisjet e Huawei nga sistemet e komunikimit

Telekomi Britanik konfirmoi se pajisjet e prodhuara nga Huawei do të hiqen nga sistemi i komunikimit të policisë dhe shërbimeve të tjera të emergjencës.

Lajmin vjen pak ditë pasi kompania tha se do të ndryshonte pajisjet kyçe të rrjeteve 3G dhe 4G.

Telekomi ka vendosur që pajisjet e Huawei të përdoren vetëm në rrjetet fundore deri tek konsumatori dhe nuk ka dhënë detaje rreth kësaj politike.

Shqetësimet e sigurisë rreth infrastrukturës së rrjeteve janë shtuar për Huawei ku disa vende kanë vendosur të refuzojnë teknologjinë e kompanisë nga SHBA në Australi.

Megjithatë ky refuzim ka edhe një kosto sepse do të shtyhet implementimi i 5G-së përtej afateve të parashikuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Radeon VII është karta e parë grafike 7-nanometër e AMD

Lajmet e fundit>