Blog

Policia e San Francisco do të përdorë robotët për eliminimin e objektivave me rrezikshmëri të lartë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2022
“Robotët e pajisur në këtë mënyrë mund të përdoren vetëm në rrethana ekstreme për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme,” shtoi policia. Policia e San Francisco do të përdorë robotët për eliminimin e objektivave me rrezikshmëri të lartë

Një javë më parë Departamenti i Policisë së San Franscisco (SFPD) hapi një peticion për Bordin e Mbikëqyrësve duke kërkuar leje për përdorimin e robotëve të cilët mund të vrasin të dyshuarit në kushte të caktuara.

Tashmë bordin ka aprovuar kërkesën pavarësisht kundërshtive të forta nga grupet e të drejtëve të njeriut. Sipas politikës së re, robotët mund të përdoren “si një forcë vdekjeprurëse kur rreziku i humbjes së jetës së qytetarëve dhe policisë është i pashmangshëm.”

Forcat e policisë së qytetit kanë dhjetëra robotë aktualisht të cilët janë të aftë të gjurmojnë me video apo të çaktivizojnë bomba. Asnjëri prej tyre nuk ka armë apo municion tha SFPD dhe nuk ka në plan ti armatosë ato. Megjithatë mund të pajisjen me eksplozivë dhe ti afrohen objektivave që përbëjnë rrezik.

“Robotët e pajisur në këtë mënyrë mund të përdoren vetëm në rrethana ekstreme për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme,” shtoi policia.

Zyrtarët e policisë tani duhet të përcaktojnë konkretisht përdorimin e autorizuar të robotëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake. Vetëm një numër i kufizuar zyrtarësh mund të autorizojnë përdorimin e robotëve si një forcë vdekjeprurëse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FBI rekomandon përdorimin e bllokuesve të reklamave