Biznes

Policia e San Francisco tërhiqet nga vendimi për përdorimin e robotëve si forcë vdekjeprurëse

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2022
Nëse do të miratohej policët mund të pajisnin robotët me eksplozivë të cilët shpërthenin në momentin e kontaktit apo afrimit me të dyshuarit e rrezikshëm. Policia e San Francisco tërhiqet nga vendimi për përdorimin e robotëve si forcë vdekjeprurëse

Në fund të muajit Nëntor, San Francisco aprovoi përdorimin e robotëve si forcë vdekjeprurëse nga policia kur përballeshin me të dyshuar të dhunshëm dhe armatosur.

Bordi i Mbikëqyrësve të Policisë votoi në favor të politikës së re pavarësisht kundërshtimeve nga grupet e të drejtave civile por tani siç duket kanë ndryshuar mendje.

Gjatë një seance të dytë, bordi vendosi kundër përdorimit të robotëve të policisë, një seancë e cila zakonisht është formale por tani u përdor për të rrëzuar vendimin e mëhershëm.

Policia e San Francisco bëri propozimin pasi një ligj hyri në fuqi në Kaliforni për përcaktimin e përdorimit të pajisjeve të gradës ushtarake.

Nëse do të miratohej policët mund të pajisnin robotët me eksplozivë të cilët shpërthenin në momentin e kontaktit apo afrimit me të dyshuarit e rrezikshëm.

Kritikët mendojnë se këto robotë mund të keqpërdoren. Autoritetet mund të përdorin robotët si forcë vdekjeprurëse kur çdo opsion tjetër ka rënë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google mbyll Duplex në ueb

Tags >

Robotet