Lajmet

Policia Franceze rrezoi një botnet masiv kriptomonedhash dhe vrau 850,000 infektime në distancë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Shtator 2019
0
Malueri Retadup infekton kompjuterët dhe nis një proces për gërmimin e kriptomonedhave duke gërryer fuqinë e procesorit të një kompjuteri. Policia Franceze rrezoi një botnet masiv kriptomonedhash dhe vrau 850,000 infektime në distancë

Në një operacion të rrallë, policia Franceze ka hakuar dhe neutralizuar një botnet masiv i përdorur për të gërmuar kriptomonedha me afro 1 milionë kompjuterë të infektuar.

Malueri Retadup infekton kompjuterët dhe nis një proces për gërmimin e kriptomonedhave duke gërryer fuqinë e procesorit të një kompjuteri.

Edhe pse malueri është përdorur për të gjeneruar para, ai lehtësisht mund të përdoret edhe për të ekzekutuar komanda të tjera dhe instaluar spyware ose ransomware.

Malueri gjithashtu mund të përhapet me shpejtësi nga një kompjuter tek tjetri. Që nga shfaqja e tij, malueri është përhapur në SHBA, Rusi, Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Në një postim në blog, firma e sigurisë Avast konfirmoi operacionin. Ajo është përfshirë në zbulimin e komandës dhe serveri qendror të tij. Hulumtuesit thanë se mund të kishin hequr maluerët edhe nga kompjuterët e përdoruesve pa pasur nevojë për asnjë ekzekutim kodi por ata nuk kishin autoritetin e duhur ligjor për të vepruar.

Duke qenë se struktura kryesore e tij ishte në Francë, Avast kontaktoi me policinë Franceze. Pasi morën dritën jeshile nga prokurorët, policia vijoi me operacionin duke marrë nën kontroll serverët dhe dezinfektuar kompjuterët e prekur.

Policia e quajtur botnetin si një prej më të mëdhave në botë. Shefi i njësisë kibernetike pranë policisë Franceze Jean Dominique Nollet tha se operatorët e maluerit mund të kenë gjeneruar miliona euro në kriptomonedha. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qyteti i Ferizaj bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Lajmet e fundit>