Blog

Policia gjen pas 17 vitesh përmes dronëve një të arratisur nga burgu

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Shtator 2019
0
Dronë gjetën një tendë në ngjyrë blu ngjitur me një shkëmb. Më pas policia shkoi në këmbë drejt vendit ku edhe e gjetën të dyshuar të fshehur në një shpellë prej vitesh. Policia gjen pas 17 vitesh përmes dronëve një të arratisur nga burgu

Policia Kineze ka arrestuar një person i arratisur që prej 17 vitesh duke përdorur dronët dhe lokalizuar në një shpellë.

63 vjeçari Song Jiang është arrestuar për trafikimin e femrave dhe fëmijëve dhe është arratisur nga një burg që prej 2002.

Ai ka jetuar tërë këtë kohë në një shpellë i larguar nga çdo ndërveprim njerëzor prej vitesh.

Policia e Yongshan mori të dhëna rreth vendndodhjes së tij në Shtator. Këto të dhëna e çuan policinë drejt maleve pas qytezës së tij në provincën Yunnan. Pasi kërkim e zakonshme dështuan, autoritetet vendosën të përdorin dronë për të ndihmuar oficerët.

Dronë gjetën një tendë në ngjyrë blu ngjitur me një shkëmb. Më pas policia shkoi në këmbë drejt vendit ku edhe e gjetën të dyshuar të fshehur në një shpellë prej vitesh.

Media shtetërore tha se Song kishte përdorur shishe plastike për të mbledhur ujë nga një lumë aty pranë dhe degë peme për të ndezur zjarr. Ai është dërguar pas në burg. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me dronin satelit, mjeti fluturues më i madh në botë

Tags >

Dronët
Lajmet e fundit>