Lajmet

Policia Gjermane ka më shumë kontroll sesa duhet mbi të dhënat e qytetarëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Korrik 2020
0
Ligjet ekzistuese thonë se hetuesit mund të aksesojnë informacionet e lartpërmendura edhe pa lejen e një gjykate jo vetëm nga kompanitë e telekomunikacionit por edhe spitalet e hotelet. Policia Gjermane ka më shumë kontroll sesa duhet mbi të dhënat e qytetarëve

Autoritetet Gjermane kanë më shumë akses sesa duhet në internetin dhe të dhënat online të qytetarëve dhe ligjet duhet të rishkruhen sepse janë anti-kushtetuese tha një gjykatë.

Gjykata Federale e Karlsruhe tha se privatësia e Gjermanëve duhet të mbrohet më mirë. Policia ka akses në emra, adresa, datëlindje dhe adresa IP.

Mbrojtësit e privatësisë kanë sfiduar ligjet ekzistuese dhe gjykatësit arritën në përfundimin se policia nuk duhet të keq kaq shumë akses edhe nëse po kryen punën e saj.

Ligjet aktuale shkelin të drejtën e privatësisë dhe sigurisë së qytetarëve vendosi gjykata. Në fakt privatësia për Gjermanët është shumë e rëndësishme kjo edhe për arsye historike. Gestapoja Naziste dhe inteligjenca Stasi e Gjermanisë Lindore kanë lënë shije të hidhur tek shumë Gjermanë.

Ligjet ekzistuese thonë se hetuesit mund të aksesojnë informacionet e lartpërmendura edhe pa lejen e një gjykate jo vetëm nga kompanitë e telekomunikacionit por edhe spitalet e hotelet.

Qeveria është udhëzuar të ndryshojnë Aktin e Telekomunikimit deri në fund të 2021 si afati final. Shqetësime janë ngritur edhe rreth aplikacionit të koronavirusit ku 15 milionë gjermanë e kanë shkarkuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates do të ndërtojë 7 fabrika për prodhimin e vaksinës së COVID-19